Mbyllet dueli i tetë golave: Atletico Madridi tronditi Barcelonën në sekondat e fundit - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Mbyllet dueli i tetë golave: Atletico Madridi tronditi Barcelonën në sekondat e fundit

    Insajderi
    25 February 2025 - 23:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Barcelona e lëshoi fitoren nga dora në përballjen e parë me Atletico Madridin në Kupën e Mbretit, pasi ndeshja përfundoi 4-4.

    Los Cholchoneros e filluan shumë mirë takimin, duke shënuar qysh në minutën e parë me anë të Julian Alvarez që u asistua prej Clement Lenglet.

    Pesë minuta më vonë, Antoine Griezmann dyfishoi epërsinë e Atletico Madridit, ndërsa Alvarez ishte asistuesit.

    Kaq ishte fuqia e ekipit të Diego Simeones, pasi Barcelona filloi shpartallimin e tyre.

    Në minuan e 19-të, Pedri ngushtoi epërsinë e mysafirëve në 2-1 me asistimin e Jules Kounde.

    Tre minuta më vonë, Pau Cubardi i barazoi shifrat në 2-2, me Raphinhan që ishte në rolin e asistuesit.

    Për ta përmbysur rezultatin u përkujdes Inigo Martinez (41’), që realizoi për 3-2 me një asistim të bukur prej Raphinhas.

    Pjesa e dytë ishte edhe më dramatike, pasi në sekondat e fundit të takimit u barazuan shifrat.

    Robert Lewandowski shënoi për 4-2 në minutën e 74-të, duke menduar se kishte përfunduar gjithçka.

    Por, mysafirët e ngushtuan epërsinë e tyre në 4-3 me anë të Marcos Llorentes (84’), duke ndezur edhe më shumë takimin.

    Samuel Lino asistoi te Alexander Sorloth në minutën e 90+3-të, për t’i barazur shifrat në 4-4

    Barcelona do të jetë mysafire e Atleticos në javën e ardhshme, për të përcaktuar finalistin.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark