Mbyllet edicioni i 5-të i komedisë në Korçë - Insajderi
×
Kulturë

Mbyllet edicioni i 5-të i komedisë në Korçë

Insajderi
10 September 2018 - 13:20
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Festivali i Komedisë në Korçë ka mbyllur edicionin e tij të 5-të. Turi artistik këtë vit solli 8 shfaqje nga trupat e teatrove te Shqiperisë, Kosovës dhe Maqedonisë.

Notat komike dhe interpretimet e shkëlqyera te aktorëve sollën çdo mbrëmje emocione të veçanta për publikun.

Në natën përmbyllëse të KoKoFest juria vlerësoi si shfaqjen më të mirë “Vetëvrasësi”, një bashkëpunim mes teatrit kombëtar dhe atij të Korçës. Për organizatorët dhe pjesëmarrësit ky festival është duke krijuar një traditë dhe vazhdon të rritet vit pas viti.

Këtë vit, KoKoFest vlerësoi me çmimin e karrierës disa nga aktorët më të njohur shqiptarë si Reshat Arbana, Tinka Kurti, Margarita Xhepa.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark