Mbyllet gjithçka sipas Fabrizio Romanos: Edon Zhegrova, lojtari më i ri i Juventusit - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Mbyllet gjithçka sipas Fabrizio Romanos: Edon Zhegrova, lojtari më i ri i Juventusit

    Insajderi
    31 August 2025 - 19:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sulmuesi kosovar Edon Zhegrova tashmë mund të konsiderohet si futbollisti më i ri i Juventusit.

    Këtë lajm e ka konfirmuar gazetari i njohur Fabrizio Romano përmes një njoftimi në rrjetet e tij sociale.

    Sipas Romanos, Lille ka pranuar një paketë financiare rreth 20 milionë eurosh, me Zhegrovën që tashmë ishte pajtuar sa i përket kushteve personale.

    Në anën tjetër është arritur praktikisht marrëveshja për kalimin e Nico Gonzalez tek Atletico Madridi dhe kjo i ka hapur rrugë transferimit të Zhegrovës në Turin.

    Vlen të theksohet që Zhegrova kishte arritur marrëveshje sa i përket kushteve personale edhe me Marseille, por Lille kishte refuzuar që ta shesë atë tek një rival direkt në kampionat.

    Transferimi tek Juventusi është padyshim hapi më i madh në karrierën e Zhegrovës, teksa kujtojmë se ai më parë ka luajtur në Zvicër, Belgjikë dhe Francë.

    Zhegrova pritet që niset sot (e diel) drejt Italisë, para se t’i nënshtrohet testeve mjekësore tek klubi i ri./Telegrafi/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark