Xhaka ishte sot në Londër për ta finalizuar marrëveshjen me skuadrën londineze, ku ka bërë fotografitë e para me fanellën e Arsenalit të cilat janë shfaqur shpejt në mediet sociale.
Transferimi i Xhakës tek Arsenali pritet të bëhet zyrtare brenda ditës së sotme, derisa Arsenali do t’i paguajë dëmshpërblim prej rreth 30 milionë eurove ish-skuadrës së tij, Borussia Monchengladbach.
Xhaka kishte deklaruar edhe më herët se dëshiron të nënshkruajë me një skuadër para fillimit të Kampionatit Evropian.
Mesfushori shqiptar është transferimi i parë i Arsenalit për këtë afat kalimtar. /Insajderi.com