Kalimi Rafah është mbyllur për shkak të “rrethanave të sigurisë”, ndërsa ushtria izraelite ka bërë me dije se, Hamasi ka humbur kontrollin në Gazën veriore.
Zëvendës zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Vedant Patel tha se SHBA pret që kalimi të rihapet në “intervale të rregullta” në mënyrë që ndihmat të mund të hyjnë dhe shtetasit e huaj të mund të largohen.
Nga ana tjetër, zëdhënësi ushtarak i Izraelit ka thënë se Hamasi ka humbur kontrollin e Gazës veriore. IDF shprehet se forcat e saj tokësore e ndanë Gazën në dy pjesë, duke deklaruar se tani ka Gaza veriore dhe jugore.
Ndërkohë, ushtria izraelite urdhëroi civilët në veri të vijës Wadi Gaza që të evakuoheshin në jug të saj.
“Ne pamë 50,000 gazanë që lëvizën nga Rripi verior i Gazës në jug. Ata po lëvizin sepse e kuptojnë se Hamasi ka humbur kontrollin në veri,” tha kundëradmirali Daniel Hagari.