Autoritetet në Keni ka vendosur të mbyllin një numër kampesh të refugjatëve për shkak të “mbingarkimit” ekonomik, sigurisë dhe sfidave në ofrimin e kushteve.
Një nga kampet që do të mbyllet është edhe ai në Dadaab, kampi me numrin e refugjatëve më të lartë në botë, ku strehohen më shumë se 300,000 njerëz që gjendet në kufirin mes Kenisë dhe Soamlisë.
Ministri i Brendshëm Mwenda Njoka, ka shtuar: “Mesazhi është i qartë; ne jemi duke i mbyllur kampet dhe nuk do të pranojmë më refugjatë në vendin tonë.”
Grupet për të drejtat e njerëzve kanë kritikuar ashpër vendimin e marrë, pasi që janë shprehur të shqetësuar për qindra mijëra refugjatë që do të viheshin në rrezik.
Po ashtu, Sekretari i Ministrisë së Punëve të Jashtme së Kenyas dhe Tregut Internacional, Karanja Kibicho, ka theksuar grupin terrorist Al-Shabaab si ndër rreziqet kryesore për t’i mbajtur kampet hapur, transmeton The Independent.
Vitin e kaluar, në këto kampe, ushqimi ishte reduktuar për shkak të mungesës së fondeve, transmeton The Independent.