Turqia mbyllë televizionet e kurdëve - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Turqia mbyllë televizionet e kurdëve

    Insajderi
    01 October 2016 - 08:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Saga e censurës në Turqi, pas grushtit të shtetit, vazhdon. Qeveria e Ankarasë ka nxjerrë urdhrin për të mbyllur 20 televizione dhe stacione radiosh, me pretekstin se ata bëjnë propagandë terroriste.

    Shumica e stacioneve televizive të censuruara janë në pronësi të kurdëve apo minoriteteve të tjera. Koordinatori i televizionit “IMC” shprehu zemërimin e tij dhe kolegëve të tjerë të medias.

    “Kuptojmë se tentativa për grusht shteti ka krijuar një tjetër grusht shteti, të udhëhequr këtë herë nga Erdogan. Si shumë sisteme të tjera autoritare, targeti i pare i tij janë grupet demokratike. Por përpara se të ndërmarrin një hap të tillë, ata duan të mbysin zërin e lirë të medias, që praktikisht është zëri i shoqërisë demokratike”, tha ai.

    Por Erdogan ka vazhduar me axhendën e tij, duke dekoruar princin e Arabisë Saudite, Mohammed bin Nayef. Sipas presidentit, kontributi i tij në rajon është shumë i madh, kryesisht në çështjen e sigurisë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark