Ka përfunduar procesi i numërimit në qytetin e Klosit dhe Mirditës.
Mësohet se rezultati i zgjedhjeve në të dy qytetet është në favor të Partisë Demokratike.
Në Klos janë numëruar 27-të kutitë, ku Partia Demokratike fiton me 3738 vota, e ndjekur nga Partia Socialiste, me 3702 vota. Ndërkohë, Lëvizja Socialiste për Integrim merr në Klos 171 vota.
Ndërsa në Mirditë janë numëruar kutitë në 14 qendra votimi, ku Partia Demokratike ka marrë 5915 vota, Partia Socialiste 4864 vota dhe LSI 1143 vota.