Mbyllet pa gola pjesa e parë mes Kosovës e Sllovenisë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Sport
  • Lajme

    Mbyllet pa gola pjesa e parë mes Kosovës e Sllovenisë

    Insajderi
    10 October 2025 - 21:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Kosovë – Slloveni që po luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

    Pas 45 minutave të parë, rezultati në kryeqytetin kosovar është 0-0.

    Ndeshjen më mirë e nisi Kosova, e cila pati rastin e saj më të mirë në minutën e pestë, me anë të Vedat Muriqit, i cili goditi me të majtën dhe e dërgoi topin jashtë.

    Prej asaj minute, Kosova më nuk pati raste të mira shënimi, me Slloveninë që kontrolloi pjesën më të madhe të 45 minutave të parë.

    Rastin më të mirë te mysafirët e pati Benjamin Sesko, i cili goditi fort me të majtën, por që Arijanet Muric ishte në krye të detyrës duke ndalur goditjen e tij, dhe atë të kthimit nga Fidan Aliti.

    Kosova e Sllovenia janë pjesë e grupit B të eliminatoreve të Kampionatit Botëror të vitit 2026


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Sport
    10 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark