Mbyllet për qarkullim një shirit në rrugën Doganaj-Brezovicë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Mbyllet për qarkullim një shirit në rrugën Doganaj-Brezovicë

    Insajderi
    14 March 2016 - 15:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Njëri shirit në rrugën rajonale Doganaj-Brezovicë është mbyllur për qarkullim pasi kjo rrugë kë pësaur dëmtime si pasojë e reshjeve të shiut që kanë rënë ditën e fundit.

    “Në lokacionin Udhëkryqi për fshatin Brod (Komuna e Shtërpcës), ka pësuar dëmtime. Njëra korsi e rrugës ka rrëshqitur dhe është e mbyllur për qarkullim. Momentalisht, komunikacioni zhvillohet vetëm në njërën korsi. Kompania e mirëmbajtjes i ka vendosur shenjat e sinjalizimit dhe e ka siguruar pjesën e rrugës ku ka ndodhur rrëshqitja”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Infrastrukturës.

    Shembja e dheut e cila për pasojë ka shkaktuar edhe dëmtimin e asfaltit  ka ndodhur në afërsi të fshatit Brod të komunës së Shtërpcës.

    Ditë më parë, edhe magjistralja në drejtim të Hanit të Elezit ishte mbyllur për qarkullim si pasojë e rrëshqitjeve të dheut pas rënies së shiut./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark