Ka përfunduar pa gola pjesa e parë e finales së madhe mes Anglisë dhe Spanjës në Euro 2024 me rezultatin e barabartë 0:0.
Në 45 minutat e para nuk pati gola, por nuk munguan rastet edhe pse jo të 100 për qindta.
Dy kartona të verdhë pamë deri më tani, Harry Kanë për “Tre Luanët” dhe Dani Olmo për Spanjën.
Kombëtarja e De La Fuentes kryeson me posedimin e topit, me 65 për qind.
Gjithashtu edhe në anën e pasimeve, Spanja (328) e ka dominuar Anglinë (149) në këto 45 minuta e para.
Kujtojmë që finalja e madhe e Euro 2024 është duke u zhvilluar në stadiumin e Berlinit në Gjermani.