Ka përfunduar pjesa e ndeshjes Shqipëri – Zvicër, ku Kombëtarja shqiptare po humb 1:0
Shqipëria e Gianni de Biasit e nisi shumë keq ndeshjen ndaj Zvicrës duke pësuar gol që në minutën e pestë të takimit, Fabian Schaer shënoi për 1:0.
Më pas kuqezinjtë u rikthyen në lojë duke sulmuar në disa raste portën kundërshtare, por nuk ishin shumë të frikshëm për kundërshtarët.
Rastin më të mirë për Shqipërinë e pati Armando Sadiku në minutën e 30’të, kur i gjend i vetëm përball portierit zviceran, por goditja e sulmuesit të Kombëtares ishte e plogësht.