Pjesa e parë mes Shqipërisë dhe Francës përfundoi pa gola mirëpo me një Shqipëri që po luan shumë më mirë se ndeshjen e parë ndaj Francës.
Kombëtarja shqiptare kishte dy raste në pjesën e parë, ndërsa francezët nuk kishin asnjë rast që vlen për të përmendur.
Rastin më të mirë e kishte Ermir Lenjani (40’), kur pas një rivënie këndore nuk arriti që të dërgojë topin në gol pasi u devijua nga mbrojtësi Patrice Evra.
Franca po përgatit edhe inkuadrimin e Paul Pogbas. /Insajderi.com