Dy pikëkalimet kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, Bërnjaku dhe Merdarja, janë mbyllur mbrëmë për qarkullim. Ndërkohë, pika kufitare në Jarinje vazhdon të jetë e bllokuar për qytetarët me dokumente të Republikës së Kosovës,
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për Rajonin e Veriut, Veton Elshani, ka folur lidhur me situatën atje, sipas tij nuk është regjistruar ndonjë incident.
“Situatë e qetë, pa incidente”, ka deklaruar shkurt Elshani.
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se grupe ekstremistësh të maskuar në prani të policisë së Serbisë, brenda territorit të Serbisë, kanë ndaluar veturat dhe legjitimuar udhëtarët.