Mbyllja e TikTok, Berisha thirrje nxënësve të revoltohen - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Mbyllja e TikTok, Berisha thirrje nxënësve të revoltohen

    Insajderi
    07 March 2025 - 18:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

     Kreu i Demokratëve, Sali Berisha i ka bërë thirrje nxënësve të revoltohen pas mbylljes se TikTok.

    “Ju keni të drejtë të filloni grevat dhe greva juaj është të bojkotoni mësimet. Që ditën e hënë për shembull orën e parë, do të ishte gjë madhështore që të mungoni sa më shumë. U bëj thirrje prindërve të mos i dërgojnë ditën e hënë fëmijët e tyre në shkollë fëmijët të paktën orën e parë”, u shpreh Berisha.

    Mbylljen e TikTok e krahason me censurën në komunizëm. Kreu i demokratëve premton se nëse në 11 maj merr besimin e shqiptarëve, akti i parë si kryeministër do të jetë rihapja e rrjetit social.

    “Vendim ditën e parë të qeverisë do të jetë lirimi i menjëhershëm, heqja e bllokimit të TikTok dhe padi për Edi Ramën për aktin madhor të censurës dhe mashtrimit publik. Thotë se ka konsultuar mbi 60 mijë prindër, mashtrues i paskrupullt”, u shpreh Berisha.

    Padia kundër Ramës nuk do të jetë akti i vetëm, pasi Berisha premton dhe esktradim të kreut të qeverisë në SHBA, duke nënkuptuar probleme ligjore të Kryeministrit me drejtësinë amerikane.

    “Unë u garantoj se Edi Rama do ekstradohet pas 11 majit në SHBA. Atë e pret ekstradimi. Ose pastaj do vijnë të gjykohen këtu, një gjyq i përbashkët. Por më shumë të shkojë atje ku ka kryer krimin!”, theksoi kreu demokrat.

    Lidhur me koalicionin “Shqipëria Madhështore”, lideri i opozitës pohoi se ende nuk ka vendosur se si do pozicionohen aleatët e vegjël në listën e kandidatëve për deputetë, por njërin prej tyre e veçon në vlerësim.

    “Kujtim Gjuzi 100 herë më i mirë se Rama për kryeministër”. 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark