“Mbyllja e TikTok-ut, akt i papranueshëm”, deputetja e PD-së: Të gjithë në protestë më 15 mars - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Mbyllja e TikTok-ut, akt i papranueshëm”, deputetja e PD-së: Të gjithë në protestë më 15 mars

    Insajderi
    06 March 2025 - 15:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputetja e Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë, Ina Zhupa, e ka cilësuar ndërprerjen e aksesit për 12 muaj nga TikTok me vendim qeverie, akt të papranueshëm dhe antikushtetues.

    Përmes një postimi në Facebook, Zhupa bën thirrje për të marrë pjesë në protestën e 15 marsit.

    “Të gjithë në protestë për lirinë e fjalës, për lirinë e shprehjes, kusht kryesor i demokracisë.  15 MARS në Sheshin Skënderbej! Rinia se pranon censurën! Se pranon mbylljen e gojës!”, shkruan ajo.

    Postimi i Ina Zhupës:

    Mbyllja e TIK TOK akt i papranueshëm antikushtetues, censurë politike.

    Rrjetet sociale janë një medium lirie dhe fjale, që nuk mund të hiqen me një urdhër politik të një kryeministri në ikje të panikosur nga liria e qytetarëve.

    Rinia është përdoruesja kryesore e këtij mediumi, Tik Tok është rrjeti social më i pakontrollueshëm nga propoganda qeveritare. Edi Rama është në ditën e vet me të keqe, një kryecensor për të fshehur pakënaqësitë dhe urrejtjen ndaj qeverisë së tij.

    Të gjithë në protestë për lirinë e fjalës, për lirinë e shprehjes, kusht kryesor i demokracisë.

    15 MARS në Sheshin Skënderbej!

    Rinia se pranon censurën! Se pranon mbylljen e gojës!


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark