Një anije pasagjerësh u mbyt në një rezervuar në Kolumbinë veriperëndimore, duke alarmuar mbarë qytetin turistik.
Autoritetet deklaruan se 133 pasagjerë u shpëtuan, por gjashtë persona kanë humbur jetën dhe 16 të tjerë janë ende të humbur.
Anija “Almirante” u zhyt pranë qytetit popullor turistik të Guatapés. 170 persona ndodheshin në bord në momentin e mbytjes.
Një dëshmitari tha për “BBC” se varka u mbyt brenda pesë minutash. Varkat e tjera aty pranë erdhën shpejt në ndihmë duke nxjerrë viktimat nga uji.
Disa të mbijetuar bënë me dije se nuk u ishin dhënë xhaketa shpëtimi. Helikopterët e ushtrisë dhe zhytësit u bashkuan më vonë me operacionin e kërkim-shpëtimit.