Policia shtetërore i ka gjetur pesë pajisje të improvizuara shpërthyese në shtëpinë e të ndjerit
Hetuesit në shtetin amerikan Mejn thonë se një pronar i shtëpisë ka vdekur nga eksplodimi në bodrumin e tij, ku eksperimentonte me eksplozivë.
Zyrtarët thanë se 67 vjeçari, Robert Stuart, është vrarë menjëherë dje në mbrëmje, derisa i përziente materjet eksploduese në shtëpinë e tij në Linkoln, raporton agjencia AP.
Policia shtetërore i ka gjetur pesë pajisje të improvizuara shpërthyese dhe e ka kryer eksplodimin e kontrolluar të tyre, në oborrin e shtëpisë së të ndjerit Stuart.
Bashkëshortja e të vrarit u tha hetuesve se ai ishte duke bërë pajisje për t’i shkatërruar trungjet e drunjve. Zyrtarët thanë se dëmet në shtëpi ishin të vogla.