Një qytetar që nuk është identifikuar ende dyshohet të jetë mbytur në plazhin e Tales në Lezhë. Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:30. Grupi hetimor po punon për identifikimin e qytetarit të mbytur.
NJOFTIM
“Lezhë/Informacion paraprak
Rreth orës 19:30, kemi marrë njoftim për një shtetas ende të paidentifikuar, i cili dyshohet të jetë mbytur në plazhin e Tales, Lezhë. Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor në vendngjarje po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin e shtetasit të mbytur.” s.b/abcnews.al/