Të mërkurën në plazhin e Velikës në Ulqin është mbytur një djalë 12 vjeçar.
I ndjeri kishte shkuar në plazh me vëllain dhe nusen e tij, por asnjëri nga ta nuk e kanë vënë re se ai po mbytej në det.
Ai është nxjerrë në breg nga një turist nga Kosova, i cili e kishtë vënë re fëmija po notonte mbi ujë në mënyrë të panatyrshme.
Pas kësaj ekipi mjekësor i urgjencës ka tentuar reanimimin, por se nuk ka pasur sukses.
Autopsia e tij tregoi se ai është mbytur.