Një pushues në Durrës është mbytur ndërsa lahej në det. Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:55, në lagjen Nr. 13, Plazh. Bëhet fjalë për një 60-vjeçar i cili nuk është identifikuar ende
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e shtetasit të mbytur.
“Më datë 30.06.2021, në orën 12:55, në lagjen nr. 13, Plazh, është mbytur duke u larë në det, një shtetas rreth 60 vjeç, ende i paidentifikuar. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e shtetasit të mbytur”.