McCain i shqetësuar me ndërhyrjen e Rusisë në Bosnje – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    McCain i shqetësuar me ndërhyrjen e Rusisë në Bosnje

    Insajderi
    11 April 2017 - 19:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Senatori republikan i Shteteve të Bashkuara, John McCain, tha se është i shqetësuar me ndërhyrjen e Rusisë në çështjet e brendshme të Bosnje dhe Hercegovinës.

    Gjatë vizitës në Sarajevë, të martën, McCain tha se shumica në Kongresin amerikan e mbështet zbatimin e vazhdueshëm të Marrëveshjes së Dejtonit, që i dha fund luftës në Bosnje më 1995.

    “Ne qëndrojmë prapa Bosnje dhe Hercegovinës, duam të shohim vazhdimin e procesit të paqes. E dimë se ka pengesa dhe vështirësi të mëdha”, tha McCain në ambasadën amerikane.

    Ai po ashtu tha se ka pasur “përparim të rëndësishëm” që nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Dejtonit, por shtoi se ka ende mjaft punë përpara.

    McCain është në turne në Ballkanin Perëndimor, rajon ku Rusia po përpiqet të rrisë ndikimin politik dhe ekonomik.(rel)

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark