Senatori amerikan jon McCain, ka thënë se udhëheqja e SHBA-së në nivelin botëror, nën qeverisjen e presidentit Donald Trump është më e dobët se sa ndër qeverisjen e presidentit Barack Obama, sipas senatorit republikan, John McCain.
McCain, i cili shpesh kritikoi politikën e jashtme të Obama-s, tha se prirja e Trump-it për postime në Twitter me mesazhe ndezëse, po dërgon një mesazh që “Amerika nuk dëshiron të udhëheqë”.
Bota nuk ishte “e sigurt për udhëheqjen amerikane, qoftë në Siberi apo në Antarktidë,” i tha ai për The Guardian.
McCain, i cili ishte në garë kundër Obamas, për postin presidencial në vitin 2008, shtoi: “Sa i përket lidershipit amerikan, gjendja globale e SHBA-së u përkeqësua nën udhëheqjen e presidentit Trump”.
Komentet e tij erdhën pas komentit të presidentit amerikan në Twitter, ku akuzoi Katarin, një partner kyç për SHBA-të në Lindjen e Mesme dhe mikpritës i mijëra trupave amerikane, për “financimin e ekstremizmit”.
Ai bëri thirrje për bllokadë diplomatike për Katarin: “Fillimi i fundit ndaj horrorit të terrorizmit”.
Mesazhet e presidentit në mediet sociale e vënë atë në kundërshtim me vetë sekretarin e shtetit të tij, Rex Tillerson, i cili kishte bërë thirrje për qetësim të krizës. /Insajderi.com