McDonald’s do të punësojë 250 mijë persona përmes Snapchat – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    McDonald’s do të punësojë 250 mijë persona përmes Snapchat

    Insajderi
    13 June 2017 - 13:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zinxhiri ndërkombëtar amerikan i restoranteve McDonald’s ka njoftuar se planifikon që të punësojë 250 mijë persona në SHBA përmes aplikacionit mobil të komunikimit Snapchat.

    Në deklaratën nga McDonald’s thuhet se këtë sezon të verës kompania do të punësojë 250 persona në tërë vendin përmes aplikacionit Snapchat, i cili gjen përdorim të gjerë te të rinjtë.

    Sipas deklaratës, përdoruesit e Snapchat do të kenë mundësi t’i shikojnë videot dhjetësekondëshe të punonjësve të McDonald’s dhe në këtë mënyrë të sigurojnë informacione nga dora e parë rreth kompanisë dhe kushteve të punës.

    Siç theksohet, përdoruesit që dëshirojnë të punojnë në një nga restorantet në rajonet ku banojnë mund të aplikojnë përmes internetit, duke mbushur formularin që mund të merret përmes Snapchat.

    Ekspertët theksojnë se gjysma e punonjësve të McDonald’s janë të moshës 16-24 vjeç dhe se përmes Snapchat, që përdoret në mesin e të rinjve, kompania dëshiron të tërheq vëmendjen e njerëzve në tregun amerikan të punës.

    Ata thonë se në SHBA çdo vit ka rënie në grupin e fuqisë së punës të moshës 16-24 vjeç, duke shtuar se McDonald’s është fokusuar më shumë në popullsinë e re për ta plotësuar kërkesën në rritje në sezonin veror.

    Sipas të dhënave të Departamentit Amerikan të Punës, pritet që në tërë SHBA-të një nga tre të rinj të punojë në sezonin veror.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark