McGregor eskalon në përleshje në një klub, e rrëzon në dysheme me dy grushte një person - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    McGregor eskalon në përleshje në një klub, e rrëzon në dysheme me dy grushte një person

    Insajderi
    18 June 2025 - 10:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Conor McGregor e rrëzoi brutalisht një person me dy grushte në klubin famëkeq të natës Pacha në Ibiza.

    Boksieri u pa duke e goditur personin që po festonte në ishullin spanjoll të festave, teksa ai pinte alkool deri në orët e para të mëngjesit, raporton Daily Mail.

    McGregor ishte duke biseduar me një person përpara se t’i vinte krahun rreth shpatullave dhe të shpërthente në pistën e vallëzimit në orën 5:53 të mëngjesit.

    McGregor, ish-kampion i peshave të lehta dhe të peshave të mesme të UFC-së, i jep dy goditje vetëm  duke e lënë personin në dysheme.

    Më pas thuhet se McGregor e vazhdoi festën. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark