McLaren ka prezantuar një superveturë që do të jetë shumë e rrallë, pasi do të prodhohen vetëm 15 ekzemplarë.
McLaren Sabre ka një motor turbo V8, me 824 kuaj fuqi, 34 më shumë sesa McLaren Senna. Shpejtësia maksimale e kësaj veture arrin deri në 350 km/h, që do të thotë se Sabre është vetura më e shpejtë dyvendëshe që ka prodhuar ndonjëherë McLaren.
Ky mjet është dizenjuar vetëm për tregun amerikan.