Me 1391 ndeshje të luajtura, Fabio e thyen rekordin botëror dhe hyn në histori të futbollit - Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Me 1391 ndeshje të luajtura, Fabio e thyen rekordin botëror dhe hyn në histori të futbollit

    Insajderi
    21 August 2025 - 15:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Portieri i Fluminenses, Fabio ka hyrë në histori të futbollit.

    Në fakt, portieri brazilian e ka zhvilluar mbrëmë ndeshjen e 1391-të zyrtare, gjë të cilën nuk e kishte bërë askush tjetër më parë.

    44-vjeçari kështu e kaloi rekordin e anglezit Peter Shilton, i cili i kishte zhvilluar 1390 ndeshje në karrierë, e rekord të cilin Fabio e kishte barazuar pak ditë më parë.

    Portieri i Fluminenses e shkroi historinë në fitoren 2:0 ndaj America de Kali në stadiumin “Maracana” të Rio de Janeiros në ndeshjen e kthimit të së tetës së finales së Copa Sudamericana.

    Kështu, Fabio është lojtari profesionist me më së shumti paraqitje në histori, ndonëse ende nuk është zyrtarizuar e njohur ky rekord nga FIFA e as nga Konfederata e Amerikës së Jugut (CONMEBOL).

    “Ndonjëherë nuk e kuptojmë rëndësinë e një arritjeje kaq të madhe, që ka rezistuar për kaq shumë vite”, u shpreh portieri brazilian, i cili e mbylli lojën pa gola të pësuar dhe me një pllakë mirënjohjeje për arritjen e tij.

    “Nuk luan askush kaq shumë ndeshje pa pasur një nivel profesionalizmi si i tij”, u shpreh trajneri i Fluminense, Renato Gaúcho.

    “Ai do të vazhdojë me siguri të luajë edhe për shumë kohë. Do të jetë e vështirë që dikush ta kalojë rekordin e tij”, vazhdoi ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Insporti
    12 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark