Më 14 korrik, vendimi i madh për Thaçin, Veselin, Selimin dhe Krasniqin-Ja çfarë pritet të ndodh - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Më 14 korrik, vendimi i madh për Thaçin, Veselin, Selimin dhe Krasniqin-Ja çfarë pritet të ndodh

    Insajderi
    07 June 2025 - 19:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Trupi Gjykues në rastin “Thaçi dhe të tjerët” pranë Gjykatës Speciale ka caktuar datën 12 qershor si afatin e fundit për dorëzimin e mocionit të përbashkët nga ekipet mbrojtëse për rrëzimin e aktakuzës.

    Gjykata po ashtu ka vendosur që t’i shkurtojë afatin Zyrës së Prokurorit të Specializuar për të kundërshtuar kërkesat e dorëzuara nga mbrojtësit Misetiq, Dixon, Roberts dhe Alagendra.

    Sipas vendimit, Kimberly West dhe ekipi i saj do të kenë afat deri më 7 korrik për të argumentuar pse aktakuza duhet të mbetet në fuqi. Ndërkohë, Paneli Gjykues, i kryesuar nga Charles Smith, ka bërë të ditur se synon të marrë vendimin përfundimtar për mocionin e rrëzimit të aktakuzës më 14 korrik, raporton Klani, transmeton Insajderi.

    Vendimi që do të merret pritet të ndikojë në afatet e mëtejshme të procedurës, përfshirë paraqitjen e dëshmitarëve nga Mbrojtësi i Viktimave. Po ashtu, është caktuar data 16 korrik si afat për ekipet mbrojtëse për të konfirmuar nëse gjatë vjeshtës do ta paraqesin rastin e tyre dhe nëse do të thërrasin dëshmitarë në sallën e gjykimit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark