Më 15 shtator, mbrojtja e Thaçit nis paraqitjen e provave në Hagë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Më 15 shtator, mbrojtja e Thaçit nis paraqitjen e provave në Hagë

    Insajderi
    04 September 2025 - 17:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjykata Speciale ka njoftuar se më 15 shtator do të fillojë faza e paraqitjes së provave nga mbrojtja e ish-presidentit Hashim Thaçi para Dhomave të Specializuara.

    Në këtë seancë, mbrojtja pritet të thërrasë dëshmitarin e parë.

    Sipas njoftimit, seanca do të nis në orën 09:00 dhe do të jetë kryesisht publike.

    Interesimi për ta ndjekur nga afër këtë proces është i madh, prandaj Gjykata ka njoftuar se për pjesëmarrje në galerinë e hapur për publikun në Hagë, nevojitet regjistrim paraprak përmes adresës elektronike të Gjykatës.

    “Për shkak të interesit të lartë për seancën, për ta ndjekur seancën nga galeria për publikun në mjediset e gjykatës në Hagë kërkohet regjistrim paraprak. Për t’u regjistruar paraprakisht dërgoni një mesazh elektronik (email) në adresën [email protected]. Ju lutem mbani parasysh se vendi juaj konfirmohet vetëm pasi të keni marrë konfirmimin me mesazh elektronik (email). Mesazhet elektronike të konfirmimit do të dërgohen jo më vonë se 11 shtatori 2025”, thuhet në vendimthuhet në komunikatën e Gjykatës Speciale.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark