×
  • Biznes
  • Biznes / Teknologji

    Më 18 gusht Lamborghini prezanton veturën e parë elektrike

    Insajderi
    15 August 2023 - 23:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjigandi italian i prodhimit të veturave Lamborghini, do të sjell një risi për ‘meraklinjtë’ e kësaj marke.

    Vetëm disa muaj pasi u lansua vetura e parë hibride, gjigandi automobilistik është gati që ta fut në treg edhe veturën e parë krejtësisht elektrike.

    Data e nxjerrjes së kësaj veture është 18 gushti.

    Prezantimi do të bëhet në “Javën e veturave”, që mbahet në Monterey, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Ky model do të jetë kryesisht i ri dhe jo një version i një modeli ekzistues me një motor elektrik.

    Automjeti i parë plotësisht elektrik i Lambo mund të jetë ende vite larg prodhimit, pasi ajo premtoi vetëm se do të nxjerrë një model të tillë deri në vitin 2030.

    Si shumë prodhues të tjerë të automjeteve, Lamborghini është në rrugën drejt elektrifikimit të plotë, por duket  që markës t’i duhen edhe disa vite të tjera për të arritur në atë pikë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark