Më 5 shkurt mbyllet afati për regjistrimin e personave me nevoja të veçanta për votim – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Më 5 shkurt mbyllet afati për regjistrimin e personave me nevoja të veçanta për votim

    Insajderi
    04 February 2025 - 12:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se afati për regjistrim për votim të personave me nevoja të veçanta është deri më 5 shkurt 2025 në ora 16:00.

    Sipas njoftimit nga KQZ regjistrimi duhet të bëhet përmes platformës elektronike në uebfaqe www.kqz-ks.org duke klikuar butonin “Regjistrimi i Personave me Nevoja të Veçanta” ose përmes zyrave të Komisionit Komunal të Zgjedhjeve në komunën tuaj.

    “Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ju mundëson pjesëmarrjen në zgjedhje personave që, për arsye të ndryshme nuk mund të shkojnë në vendvotim. Këta persona mund të regjistrohen për të votuar në shtëpi ose në vendet e tjera ku gjenden, siç janë spitalet, shtëpitë e moshuarve, apo edhe për ata që janë në arrest shtëpiak”, thuhet në njoftim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark