Më afër Tokës se çdo natë të vitit, kur do të ndriçojë qiellin Superhëna – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Më afër Tokës se çdo natë të vitit, kur do të ndriçojë qiellin Superhëna

    Insajderi
    16 October 2024 - 08:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    “Hëna e Gjuetarit” të tetorit, superhëna e tretë e vitit 2024, do të lindë më vonë këtë javë.

    Siç raportohet, ajo do të jetë rreth 357,364 kilometra nga Toka – më e afërta këtë vit.

    Kjo e bën Hënën e Gjuetarit të këtij viti një hënë të plotë, të quajtur ndryshe si Superhëna.

    Bëhet e ditur se Superhëna duket rreth 30% më e ndritshme dhe gati 15% më e madhe se një hënë e plotë në pikën e saj më të largët nga Toka.

    Zyrtarisht, ajo do të bëhet e plotë më 17 tetor, shkruajnë mediat e huaja.

    Ndërsa hëna ngrihet, ajo do të jetë rreth gjysmës së rrugës midis Saturnit dhe Jupiterit. Tre netë më vonë, më 20 tetor, hëna do të lindë me Jupiterin.

    Emri më i popullarizuar për hënën e plotë të tetorit është Hëna e Gjuetarit, sepse pamja e saj dikur ishte një sinjal për gjuetarët që të përgatiteshin për dimrin e ardhshëm.

    Hëna e Gjuetarit do të jetë gjithashtu hëna e parë e plotë e vjeshtës këtë vit.

    Hëna tjetër e plotë do të ndodhë më 15 nëntor dhe do të jetë e fundit për vitin 2024.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark