Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, ka reaguar pasi SHBA ndëshkoi Kosovën me përjashtimin në trajnimin ushtarak “Defender 23”.
Arifi, me anë të një video të shpërndarë në ‘Facebook’ ka thënë se me SHBA-në nuk ka lojë, teksa ka ftuar Qeverinë e Kosovës të ruajë marrëdhëniet me Amerikën, shkruan Gazeta Insajderi.
“Është e rëndësishme dhe jetike që të kemi një Republikë të Kosovës e cila ka një sovranitet të shtrirë në gjithë territorin e saj, por kjo arrihet vetëm me sinkronizim dhe koordinim me aleatët dhe miqtë tanë ndërkombëtarë, sidomos me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, deklaroi ai.
“Ftojmë Qeverinë e Kosovës që me përkushtimin më të thellë të ruajë marrëdhëniet e ndërtuara me dekada me miqtë tanë ndërkombëtarë. Me Amerikë nuk ka lojë!”, tha më tej Arifi. /Insajderi.org/