×
  • Insajderi Video
  • Insajderi Video

    Me aminin e Radojçiqit- Ana e errët e votimit të Osmanit për presidente

    Insajderi
    24 October 2024 - 09:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Të mërkurën e javës së shkuar, deputeti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli tha se për zgjedhjen e Vjosa Osmanit në pozitën e presidentes ka folur në telefon me Radoiçiqin në prezencën e vetë Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti.

    Ai tha se në këtë bisedë telefonike u peshkua një deputet për votimin e saj dhe praktikisht ajo u arrit. I referohej deputetit Adem Hoxha.

    “Unë kam pasur një telefonatë me zotëri Radojçiq, një ditë para zgjedhjes së Presidentes, këtë e din edhe Presidentja edhe kryeministri Albin Kurti, sepse telefonata është bërë në praninë e tyre. “Është një telefonatë e tillë ka qenë sepse unë nuk mundem të gënjej, është shiku që të gjendet edhe një deputet dhe aty është peshku edhe një deputet praktikisht”

    Millan Radoiçiqi ka pasur rol kyç në bindjen e dy deputetëve të Listës Serbe, përfaqësues të komuniteteve jo serbe, Adem Hoxha – goran dhe Fadil Gashi – rom, për të votuar për zgjedhjen e Vjosa Osmanit në postin e presidentes.  

    Sipas tyre Kurti i ka lutur që të marrin pjesë në seancën e asaj dite, e një ditë më parë  Radojçiqi ua ka dhënë dritën jeshile që të votojnë pro.

    Deputetët Hoxha dhe Gashi kanë pranuar se me urdhër të Listës Serbe nuk kishin marrë pjesë në seancën e parë të votimit të Vjosa Osmanit për presidente, në të cilën dështuan dy tentativat për zgjedhjet e shefes së shtetit.

    “Unë si parti e vetme gorane jam në grup në Listë Serbe, ne kemi komunikim dhe bashkëpunim shumë të mirë, ne jemi konsultuar dhe qëndrimi ishte që të mos shkojmë në Kuvend, gjë që ashtu ishte, ditën e parë…”, e pranon deputeti Adem Hoxha. “Unë personalisht e kam pyetur kryetarin e grupit parlamentar, Igor Simiqin dhe qëndrimi ishte që të mos shkohet”.

    Sipas Hoxhës, pjesëmarrjes së tij në seancën e zgjedhjes së Osmanit, i parapriu një telefonat e Kurtit.  

    “Kjo ishte dita e parë, dhe ditën e parë nuk kam qenë në Kuvend. Pas një kohe, unë në fshat, po më cingëron telefoni, dmth. rreth orës 11, e kam edhe në telefon, këtë mund ta vërtetojmë, më ka thirrur kryeministri Albin Kurti. Më luti që të vij nesër, për ta thirrur mbledhjen e Kuvendit dhe ta përkrah presidenten Vjosa Osmani, ne biseduam..”, ka deklaruar Hoxha.

    Ai ka thënë se e ka informuar kryeministrin se fillimisht i duhej të konsultohej me Radoiçiqin.

    Të nesërmen Kurti i kishte pritur të dy deputetët në zyrë, ku edhe kishin mbajtur një takim.

    Pas takimit me Kurtin, deputetët kishin marrë edhe lejen e nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radojciq që ta votojnë Osmanin për president.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark