×
  • Lajme
  • Lajme

    “Më bani be në kry të Albinit që s’ka vjedh”, Hisen Berisha flet për Insajderin, tregon pse e takoi Berishajn

    Insajderi
    21 June 2024 - 23:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një takim në mes deputetit të PDK-së, Hisen Berisha dhe ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, nxiti reagime të shumta. Berisha që dikur ishte rreshtuar kundër, ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, sot e ka quajtur takimin me të “pritje vëllazërore”.

    Deputeti Hisen Berisha për Gazetën Insajderi, ka thënë se nuk ka ndryshuar qëndrim.

    Ai se afera GEN mbetet e hapur.

    “Jo more, kaq lehtë u ndryshokan qëndrimet?! Kurse takimet ndodhin, edhe kanë ndodhur, edhe i kam shkuar në ngushëllime për nënën, e më ka ardhur ngushëllime për babën. E kam takuar viteve ’90 e tutje, kur u krijua këshilli politik për luftë i UÇK. E aty e ka ftuar vet Drejtori politik i UÇK. Axha i tij, Tom Berisha, ka kontribut të veçantë në përgatitjet për luftë e liri. Ky po që bart titull evropian si profesor. Po mos u merrni me insinuata. Afera GEN mbetet e hapur. Korrupsioni në diplomaci mbetet temë e hapur. Qëndrimet e mia në raport me atë pjesë nuk ndryshojnë aspak“, tha Hiseni për Insajderin.

    Deputeti i PDK-së madje tregoi se ambasadori i është betuar me kokë të Albinit se nuk ka vjedh asgjë.

    “E meqë u takuam në simpoziumin ndërkombëtar për krimet e komunizmit, e vizitova Ambasadorin dhe Ambasadën e shtetit tim. Unë nuk jam prej Serbie por prej Kosove, jam shqiptar! Edhe fundja, “Ambasadori më bëri be në krye të Albinit se nuk ka vjedh gjë,” ndaj shkova e piva një kafe. Si mendoni ju që një deputet i Kuvendit futet në një sallë simpoziumi ndërkombëtar, e gjen Ambasadorin e shtetit të vet, i cili e pret, a nuk duhet t’i flasë? Deputeti me status gjenerali në pension shkon në një shtet e nuk e njofton Ambasadën e vet dhe Atasheun Ushtarak, si në këtë rast Shpend Zogaj, a do të ishte veprim profesional e institucional sipas të gjithëve ju që mendoni ndryshe?! Fundja, unë nuk jam takuar veç me kushëririn e fisit e mikun tim Martin Berisha, por me Ambasadorin fuqiplotë të shtetit tim“, ka treguar Berisha.

    Berisha edhe pse tha se nuk ka ndryshuar qëndrim në përgjigje e quajti ambasadorin mik dhe kushëri të tij.

    Fundja unë nuk jam taku veç me kusheririn e mikun tim Martin Berisha por Ambasadorin fuqiplit te shtetit tim“, përfundoi ai.

    Kujtojmë se PDK dhe deputetë nga kjo parti vazhdimisht kanë kritikuar Qeverinë Kurti pas skandalit të ambasadorit Berishaj.

    Madje edhe vetë, Berisha kishte shpërndarë një fotografi ku shkruhet “Rritet tatimi pasurohet Martini”.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark