Putini shëtit me "çantë bërthamore" me vete, për çdo rast... - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Aktuale

    Putini shëtit me “çantë bërthamore” me vete, për çdo rast…

    Insajderi
    09 April 2022 - 11:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Udhëheqësi rus Vladimir Putin, i cili me ndërhyrjet e tij për pushtimin e Ukrainës, i shfaqi luftë gjithë botës, mori pjesë në funeralin e politikanit rus të ekstremit të djathtë Vladimir Zhirinovski, i cili vdiq një ditë më pare, transmeton Insajderi.

    Për arsyeje sigurie, të gjithë të pranishmit në sallë u nxorën jashtë para mbërritjes së Putinit.

    Çanta që ishte në duart e një prej truprojave të Putinit pretendohej se ishte sistemi që kontrollon armët bërthamore të Rusisë. Mediat britanike pohuan se Putin e mori çantën bërthamore me vete kundër rrezikut të sulmit.

    Çanta që e kontrollon sistemin e armëve bërthamore të Rusisë

    Putin la një buqetë me trëndafila të kuq në fund të arkivolit ku gjendej trupi i pajetë i Zhirinovsky.

    Lideri i Partisë Liberal Demokratike të ekstremit të djathtë, Vladimir Jirinovski, u mburrte se ishte vaksinuar 8 herë kundër Covid. Zhirinovski, në muajt e fundit ishte diagnostikuar me Covid 19./Insajderi/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark