Me çka duhet ta nisim vaktin e iftarit, këshilla e rëndësishme që duhet ta dini! - Insajderi
×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    Me çka duhet ta nisim vaktin e iftarit, këshilla e rëndësishme që duhet ta dini!

    Insajderi
    16 March 2024 - 14:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Muaji i Ramazanit është një kohë e veçantë për reflektim, vetë-përmirësim për të gjithë ata që agjërojnë.

    Është shumë e rëndësishme, të hamë shëndetshëm dhe të kemi trup të hidratuar për të agjëruar tërë ditën, shkruan ClevelandClinicAbuDhabi.ae.

    Duke qenë se, trupi ynë ka pushuar gjatë tërë ditës nga ushqimet, është shumë e rëndësishme të dimë se me çfarë duhet ta prishim agjërimin.

    Sipas, ekspertëve, prishja e agjërimit duhet të bëhet me tre hurma dhe ujë – kjo pasi uji dhe hurmat i japin një energji të menjëhershme dhe nxitje hidratimi përpara vaktit tuaj kryesor.

    Pasi t’i keni konsumuar këto, niseni darkën me një supë të lehtë pasi është një zgjedhje e shkëlqyeshme për të filluar vaktin kryesor të iftarit duke ju ndihmuar të hidratoheni.

    Tregoni kujdes me sasinë e ushqimeve të rënda dhe me ëmbëlsirat.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark