×
  • Hulumtime/Analiza
  • Hulumtime/Analiza

    “Më dërguan në kafiterinë poshtë, mi kërkuan 900 mijë euro ryshfet”- Biznesmeni denoncon shefa e inspektorë të ATK-së

    Insajderi
    01 July 2024 - 18:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në janar të këtij viti në një operacion me shumë forca policore u arrestua biznesmeni Feim Pulaj bashkë me 12 zyrtarë të ATK-së. Si rrallë, nuk u caktua paraburgim nga Gjykata. Si rrallëherë, Gjykata refuzoi të fuste në transkript zyrtar atë se çka deklaroi biznesmeni në seancë. Kishte raportuar vetëm Insajderi për akuzat e bujshme që bëri ky biznesmen që ditën që doli para Gjyqit. I akuzonte shefat e disa inspektorë të ATK-së se i kërkuan afro 900 mijë euro ryshfet. Gjashtë muaj më vonë ai ka pranuar që të jep një intervistë. Ka përmendur emra. Detaje. Ka zbuluar se tashmë ka bërë edhe një kallëzim penal ku preket hiq më pak se sa numri dy i ATK-së, Nijazi Asllan

    Visar Duriqi

    Erdhi në Kosovë me paratë që kishte fituar në Zvicër. E ndërtoi një hotel gati në kufirin Kosovë-Shqipëri. Por, që nga viti 2020, kur ai kërkoi që të i ri-mbursohen afro 2.8 milionë euro nga shuma prej mbi 18 milionë eurosh që thotë që e ka investuar në hotelin e tij, Feim Pulajt i filluan telashet me Administratën Tatimore të Kosovës (ATK).

    Që nga ai vit, për këtë investim e kërkesë për ri-mbursim që ka bërë i janë bërë tri kontrolle. Dy prej të cilave ai pretendon që ishin të jashtëligjshme, dhe presion, sipas tij, për të dhënë ryshfet.

    Katër vite më vonë, në janarin e vitit 2024 ai përfundoi në pranga. Bashkë me të edhe 12 zyrtarë të ATK-së.

    Ishte një operacion i madh me shumë forca policore. Operacioni më i madh që pati Prokuroria Themelore në Prishtinë fill pasi u ndërrua Kryeprokurori Kujtim Munishi e karrigen e tij e zuri Zejnullah Gashi.

    Siç ka raportuar Gazeta Insajderi gjerësisht për këtë operacion, si rrallë herë Gjykata vendosi që të mos i dërgoi në paraburgim, as biznesmenin e as zyrtarët e ATK-së.

    Goxha e rrallë, por në atë seancë ndodhi edhe diçka tjetër: Gjyqi kishte vendosur që të mos e shënonte të trnaskriptin zyrtarë një akuzë të bujshme që aty për aty e bëri biznesmeni Feim Pulaj. Ai po akuzontë shefa e inspektorë të ATK-së që për të ia dhënë 2.8 milionë euro ri-fmbursim, që pretendon se i takojnë me ligj, ata po ia kërkonin hic më pak se 30 përqind të shumës. Ose, afro 900 mijë euro.

    Vetëm Gazeta Insajderi kishte raportuar për këtë denoncim që ai e bëri në seancë, por Gjykata rrefuzoi ta shkruante.

    Gjashtë muaj më vonë ai ka pranuar që të jep një intervistë Insajderit.

    Në këtë Intervistë ai ka treguar se si iu kërkuan këto 900 mijë euro, sipas ti ryshfet. Ku e dërguan që të ia bënin këtë kërkesë. Si, sipas tij, e shantazhuan duke i thënë që nëse nuk e jep ryshfetin ke me përfundu 4-5 vite nëpër Prokurori e Gjykata.

    Për herë të parë ai ka zbuluar që ka bërë edhe një kallëzim penal ku në të ka futur hiç më pak se sa numrin dy të ATK-së, Zëvendësdrejtorin Njazi Asllani,  Drejtorin e Hetimeve Tatimore, Jeton Dragusha, inspektoret tatimorë: Bilall Dragusha, Valon Neziri e Fidan Tolaj.

    Rrëfimin e tij të plotë e gjeni këtu:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark