
Në një rrëfim të dhimbshëm, një burrë ka folur publikisht për dhunimin seksual që ai kishte përjetuar nga serbët gjatë luftës.
Ai tregoi se ishte dhunuar seksualisht dy herë nga forcat serbe gjatë vitit 1999 – hera e dytë, në bodrumin e një stacioni policie në Kosovë.
Pas arrestimit të tij bashkë me rreth 480 burra të tjerë, ata u mbajtën fillimisht në një magazinë bujqësore afër një stacioni policor.
“Po, terr ka qenë, se ora s’kemi pas, terr ka qenë, a din, e di, edhe na kanë nis për **********, kur na kanë qu në ******** na kanë fut përfundi stacionit të policisë në disa magazina të bujkut kanë qenë. Aty edhe thanë në mesin e juaj janë 30 veta UÇK…. Po, edhe tha dilni tha ma mirë sa s’ju kemi hy ren me ju rrah, kërkush nuk dilke, folshin me altoparlanta dilni, s’dilte kërkush edhe na lanë njëfarë pauze aty, bajshim llaf edhe s’kam ditë asgjë, kanë hy dy policë të maskum, një ka qenë pa maskë, i treti ka qenë pa maskë, e njoh mirë rom *********, e njoh mirë….. Po, Beqir, mbiemrin nuk ja di…. Po me uniformë…. Jo të milicisë së atëhershme, edhe ai me ka thanë hajde qu, jena dal edhe na kanë qu në stacion policor,” – rrëfen ai.
Pas kësaj, ai tregon se ishte pjesë e një grupi të vogël që u detyrua të mbledhë trupat e qenve të ngordhur nëpër qytet për t’i ngarkuar në një kamion, si një formë tjetër e poshtërimit dhe torturës.
“Jemi kanë shtatë, s’jam i sigurt edhe na kanë fut një dhomë edhe thanë, tash i kemi vra qentë në qytet edhe keni me i ngarku, tha, në kamion ju, tha, qentë. Jemi dalë, i kemi ngarku qentë, ka dy vet e kapshim qenin e gjuanim në kamion edhe i kemi qu ********* i kemi derdh. Kur i kemi qu në ******* kah jemi kthy rrugës kanë fol serbisht, unë nuk e disha gjuhën, edhe tha, apet me i qu në stacion policor. Na kanë qu në stacion policor, më kanë qu mua në bodrum e më kanë dhunu edhe në podrum…. Për herën e dytë… Nuk e kam pa, kur, edhe aty me ka ra të fikt dhe s’kam ditë asgjë hiq, edhe me kanë qit ujë me kofa.”
Pas kësaj traume, ai rrëfen se i erdhi vetëdija në një korridor të stacionit policor, ku kishte mbetur i vetëm dhe i gjakosur.
“Po veç një, edhe me kanë qit në koridor, kur me ka dal çpia (më ka ardhë vetëdija) ka ardhë Branko Juridiq… Po Branko Juridiq edhe më tha, se ai ka lu futboll para luftës për klub të ********, edhe me veti i kahit je, i kallxova unë, tha, se kam ditë se s’të kisha la, tha, me të ba në këtë ditë, mi ka dha dy kutia duhan edhe na kanë qu prapë ku kemi qenë, po unë s’disha as ku jam, veç u dridhsha edhe gjaku me shkonte, gjak, krejt e mbusha koridorin aty, tmerr kanë ba mbi ne.”
Ai shton se pas lirimit, bashkë me të tjerët, u përcollën nga tanket serbe deri në fshatrat e tyre.