Me dokumente të falsifikuara tenton rikthimin e gjërave të konfiskuara - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Me dokumente të falsifikuara tenton rikthimin e gjërave të konfiskuara

    Insajderi
    03 March 2016 - 15:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka ndaluar një person me inicialet A.Z në Komunën e Vitisë nën dyshimin se ka falsifikuar një numër dokumentesh zyrtare, përmes të cilave ka tentuar që të rimarrë disa gjëra materiale që më parë i janë konfiskuar djalit të tij (D.Z), i cili ka qenë i gjykuar për mashtrim.

    I dyshuari ka falsifikuar një vendim të Gjykatës Themelore në Gjilan, dhe është paraqitur tek një gjykatës të cilit i ka kërkuar rikthimin e një Iphone 5, 190 eurove, një kompjuter, si dhe një shumë të dëmshpërblimit prej 4,760 eurove gjoja se djali i tij ka qëndruar në paraburgim pa bazë.

    Ai ka falsifikuar një numër dokumentesh, përfshirë një vendim të Gjykatës së Apelit, një vendim të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, një dokument të Gjykatës Themelorë në Gjilan dhe një certifikatë notash.

    “Të gjitha këto vendime të falsifikuara përmbajnë të dhënat se duhet të kompensohet personi, djali i të dyshuarit A.  Z., djali i tij D. Z., i cili më parë ka qenë i gjykuar me aktgjykimin e gjykatës themelore në Viti për mashtrim, për shkak se në vitin 2014 në emër të dy ish- kryeprokurorëve, Ismet Kabashi dhe Sylë Hoxha, një person e ka mashtruar,” njofton Këshilli Prokurorial i Kosovës/Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark