“Më duhen 500 mijë marka”, si nisi “lufta’ me Dritan Priftin?/ Zbulimi i miliona dollarëve abuzime nga Meta – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Më duhen 500 mijë marka”, si nisi “lufta’ me Dritan Priftin?/ Zbulimi i miliona dollarëve abuzime nga Meta

    Insajderi
    30 July 2022 - 12:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në vitin 2011-të, në media u publikua një video e nxjerrë një laptopi personal i ish-Ministrit të Energjetikës, tashmë të ndjerë Dritan Prifti, me të cilën akuzonte Ilir Metën, për një aferë korruptive.

    Në një intervistë po në të njëjtin vit, Prifti, zbuloi se si kishin nisur përplasjet Metën dhe çfarë e kishte detyruar ta përgjonte.

    Në intervistën e vitit 2011, për Top Story, Dritan Prifti ka rrëfyer se kur nisi “lufta” me Metës dhe përse nisi.

    Sipas tij, kjo “luftë” ka nisur që në vitin 2000.

    “Nuk është se nuk kam pasur episode të Metës që në vitin 2000. Isha drejtor KESH. 10 ditë u largova në Amerikë. Meta bëri 10 milionë dollarë energji për 10 ditë që unë u largova. U ktheva nga Amerika dhe e kundërshtova dhe kam pasur luftë të ashpër me të”, ka rrëfyer Prifti në atë kohë.

    Më tej ai ka hedhur drita për pazare korruptive dhe se si Meta blinte deputetë dhe anëtarë të KPD-së të Partisë Socialiste.

    “Më ka thirrur në zyrë duke pritur për të shkuar në parlament, më ka thirrur në zyrë dhe më ka thënë: Na duhet të blejmë anëtarë të KPD të PS. Më tha, më duhen 500 mijë marka. I thash se nuk kisha ku t’i gjeja. Merri borxh më tha. Kam menduar se kanë qenë episode të veçuara që mbase ndodhin nga një papjekuri rinore. Çfarë kam parë këto vite dhe çfarë dëgjoj tani, nuk mundet ta mbaja në arkivin tim këtë video. Nuk mund ta mbaja më”, ka thënë Prifti.

    Sot, Ilir Meta, ka ndryshuar emrin e partisë duke e bërë PL dhe “kërcet dhëmbët”, për revolucion kundër korrupsionit, por denoncimet dhe dëshmitë që janë dhënë ndër vite ndaj tij, janë ende gjallë, ende ekzistojnë.

    Dhe ndryshimi i emrit të partisë nuk i mbulon dot./CNA.al


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark