×
  • Sport
  • Sport

    “Më dukej se e patën personale me popullin e Kosovës”- Shkurte Fejza e indinjuar pasi s’po lëshohet kënga ‘Mora Fjalë’ në stadiumin e Shqipërisë

    Insajderi
    01 December 2024 - 23:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Këngëtarja Shkurte Fejza ka shprehur indinjatën e saj lidhur me veprimin e Federatës së Futbollit të Shqipërisë, të cilët nuk po e transmetojnë më këngën ‘Mora Fjalë’ në stadiumin ‘Air Albania’ ku luan ndeshjet kombëtarja shqiptare.

    Fejza në ‘Klan Kosova’ tha se kishte bindjen se e kishin personale me të dhe me popullin e Kosovës.

    Me të thënë të drejtën unë këto ditë e kam kuptu nga mediat dhe e kam ndje veten shumë keq. Ndoshta me thanë si çdo dashamir i kësaj kange, por edhe si çdo atdhetar i ndershëm i këtij kombi të martirizum, kjo mu ka dok shumë trishtuese, të ndalohet një këngë që e lartëson luftën dhe sakrificën e një populli.

    Më kanë thirrë më 12 tetorit. Ata më ftuan dhe unë shkova, mirëpo nuk e kam taku askënd as atëherë. As faleminderit, as mirëserdhe askënd. E keqja është që prej asaj dite po më duket edhe ka fillu një luftë e papame ndaj këngës ‘Mora Fjalë’. Asnjë sekuencë nuk gjendet në faqet e federatës. Edhe pse nuk u niva mirë, nuk i kam analizu shumë dhe si duket ajo atmosfera më ka bë me i anashkalu. Tash që po e shoh, edhe nëpër studio televizive flisnin kundër këngës…

    Kjo më ka irritu edhe federata, investimi i tyre për disa kangë me këngëtarë të tjerë veç me zëvendësu këngën ‘Mora Fjalë’.

    Nuk di çka me thanë. Për mu është shumë dëshpruese. Une nuk e di çka, thojsha a e kanë me mu, a e kanë me kangën, a e kanë me gjithë Kosovën? Nuk merrsha vesh çka po ndodh. Ka qenë një injorim”, ka deklaruar Fejza. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark