Pas refuzimit të disa amandamenteve kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, deputetja serbe në Asamblenë Parlamentare Dunja Simonoviq Bratiq, filloi të bërtiste.
Simnoviq Bratiq madje bëri një deklarim qesharak përgjatë kohës sa shtroheshin amandamentet mbi draftin që parasheh anëtarësimin e plotë të Kosovës në KiE, shkruan Gazeta Insajderi.
“Ju i refuzuat të gjitha amendamentet tona, duke thënë: ‘kjo nuk është logjike”. Ju lumtë! Për ju është më e rëndësishme të merrni vendime për komunitetin LGBT, sesa të shpëtoni popullin serb”, ka thënë ajo.
Bratiq është e anëtarësuar në Partinë Socialiste të Serbisë, ku kryetar është Ivica Daçiq.
Asambleja Parlamentare ka votuar pro anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.
Me 171 votues pjesëmarrës, 131 pro, 29 kundër dhe 11 abstenime Kosova ka marrë dritën e gjelbër nga Asambleja Parlamentare. /insajderi.org/