×
  • Insajderi Video
  • Insajderi Video

    “Më është kacavjerrë krahu, mbeti vetëm në lëkurë”, “E kishin planifikuar sepse asnjë serb nuk erdhi”- Rrëfim emocional

    Insajderi
    13 June 2024 - 15:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    “Unë jam invalid se unë e kam dorën e këputur. Nuk e kam filxhanin kryesorë. E kam dorën e këputur. Vetëm eshtrat e dorës i kam të afruar”, kështu na u drejtua Azem Beqiri teksa fliste për plagët që i shkaktuan forcat serbe më 13 mars të vitit 1999.

    Atë ditë, ai kishte shkuar në Tregun e Mitrovicës për të punuar. Me mendimin se edhe ajo ditë do të ishte si të tjerat.

    Por, si Beqiri nuk e kishin menduar forcat serbe.

    Sipas tij dhe dëshmitarëve tjerë, ata kishin njoftuar serbët e tjerë që shisnin në treg që atë ditë të mos dilnin në punë, e ndërkaq policinë e kishin larguar nga rrethina e vendit ku në mes të ditës do të shpërthenin një eksploziv.

    Në mesin e ditës, në qendër të Mitrovicës eksplozivi kishte shpërthyer. Si pasojë të vdekur kishin mbetur 7 persona, përfshirë një vajzë 7 vjeçare. Ndërkaq të plagosur mbetën 128 persona të pranishëm.

    Në mesin e të mbijetuarve ishte edhe Azemi. Ai për 25 vite vazhdoi jetën si person me “invaliditet të përhershëm”.

    Tani, ai ka nevojë për shërim jashtë vendit. Pasi plaga e tij ka filluar të infektohet.

    “Kam nevojë për shërim jashtë vendit sepse është shumë rrezik. Nëse infeksioni përhapet më shumë mund të vie deri tek amputimi i dorës. Kërkojë ndihmë nga shteti që të na marrë parasysh. Me një pagë 120 euro, që i marrim si pension nuk mund të bëjmë asgjë”, ka thënë ai.

    Përveç barrës për t’i siguruar mjetët për mjekim, ai ka edhe një brengë që nuk e lë të qetë.

    Ai e vuan faktin që askush nuk doli para drejtësisë për këtë krim të tmerrshëm.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark