“Më është sekuestruar telefoni”, reagon komandant Remi pas intervistimit nga hetuesit e Speciales – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Më është sekuestruar telefoni”, reagon komandant Remi pas intervistimit nga hetuesit e Speciales

    Insajderi
    12 September 2023 - 22:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa, ka thënë se është intervistuar nga hetues të Gjykatës Speciale mbrëmjen e së martës.

    Mustafa një gjë të tillë e ka bërë të ditur në ‘Facebook’, teksa ka shtuar se të njëjtit iu është sekuestruar telefoni.

    “Sonte rreth orës 20:00 para shtëpisë time më janë prezentuar hetuesit e Gjykatës Speciale të Kosovës me një urdhër nga prokuroria e Gjykatës Speciale për kontroll të telefonit. Gojarisht më shpjeguan se duhet të bëjmë një bisedë zyrtare në zyre të Eulexit”, ka bërë të ditur “Remi”.

    “Personeli nga Gjykata Speciale janë sjellur me respekt. Në zyre të Eulexit më është sekuestruar  telefoni im dhe posa është bërë kjo kontrollë pa asnjë interesim shtesë nga ana e tyre, ka përfunduar biseda dhe tani gjendem në shtëpi”, ka thënë më tej ai.

    Më herët u raportua për intervistimin e tij tek Qendra e EULEX-it në Fushë Kosovë. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark