"Me forcë i detyronin të ofronin shërbime seksuale" – Prokuroria njofton si funksiononte grupi i dyshuar për trafikim me njerëz - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Me forcë i detyronin të ofronin shërbime seksuale” – Prokuroria njofton si funksiononte grupi i dyshuar për trafikim me njerëz

    Insajderi
    17 March 2025 - 09:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh ndaj të dyshuarve Ermal Stubllës – Lipjan dhe Valentina Hashanit,- komuna Ferizaj, për shkak të dyshimit të veprës penale “Trafikimi me njerëz”, shkruan Insajderi.

    Sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se muaji gusht i vitit 2024 e deri me datën 15.03.2025, në magjistralen Ferizaj-Prishtinë pn, të pandehurit në bashkëkryerje me dashje dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror për vete, në vazhdimësi, marrin pjesë në trafikimin e njerëzve, në atë mënyrë që e pandehura V.H., në koordinim të plotë edhe me të pandehurin E.S., përmes kanosjes apo përdorimit të forcës, duke bashkëpunuar me pronarin faktik të villave, sipas kërkesave të klientëve të tyre iu ofrojnë femra për shërbime seksuale, saktësisht duke u siguruar të njëjtave klientë të ndryshëm me të cilët bën marrëveshje që të kryejnë marrëdhënie seksuale në këmbim të parave, e të cilat para të pandehurit i përvetësojnë për vete, me këtë kishin për të kryer veprën penale në bashkëkryerjeje dhe në vazhdim “Trafikimi me njerëz” nga neni 165 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 dhe nenin 31 dhe nenin 77 të KPRK-së.

    Të pandehurit që nga data 15 Mars 2025, me vendim të Prokurorit të Shtetit gjenden nën masën e ndalimit 48 orësh për veprën penale të lartëcekur.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark