Me ftesë të presidentit Macron, Osmani udhëton për në Paris - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Me ftesë të presidentit Macron, Osmani udhëton për në Paris

    Insajderi
    10 February 2025 - 10:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Me ftesë të presidentit Emanuel Macron, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në Paris, njofton Presidenca.

    “Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në Paris me ftesë të Presidentit të Republikës Franceze, Emmanuel Macron.”

    Osmani atje do të marrë pjesë në Samitin për Inteligjencën Artificiale, ku do të jenë edhe presidenti i Francës Emanuel Macron, zv/presidenti i SHBA’së JD Vance, kryeministri i Indisë Narendra Modi dhe liderë të tjerë botërorë.

    “Gjatë qëndrimit në Francë, Presidentja Osmani do të marrë pjesë në Samitin për Inteligjencën Artificiale, përkrah Presidentit Macron, Zëvendëspresidentit të Shteteve të Bashkuara, JD Vance, Kryeministrit të Indisë, Narendra Modi, si dhe liderëve të tjerë botërorë.”

    Osmani do të jetë edhe në darkën zyrtare në pallatin Elysee.

    “Në kuadër të vizitës, Presidentja Osmani do të jetë e pranishme në darkën zyrtare në Pallatin Élysée, në pritjen zyrtare të organizuar nga delegacioni amerikan, si dhe në seancën plenare të bashkëkryesuar nga Presidenti Macron dhe Kryeministri Modi. Gjithashtu, gjatë kësaj vizite, do të organizohet një pritje nga zonja e parë e Francës, Brigitte Macron, ku është ftuar Zotëriu i Parë, Prindon Sadriu.”


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark