×
  • Lajme
  • Lajme

    “Më fyente se pse nuk kishte bari te delet, e pyeta për…”, Esmerald Balla dëshmon si nisi konflikti me babanë: Armën e nxori ai, unë e qëllova dy herë

    Insajderi
    07 September 2024 - 12:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

     Esmerald Balla, i cili vrau babanë e tij Enver Ballën në Shënavlash dhe e hodhi në pus, ka treguar para hetuesve se si nisi konflikti.

    Ai tregon se fillimisht ndodheshin në një makinë dhe kanë shkuar në stallën e tyre të deleve. Kur Enveri ka parë që delet ishin pa bari dhe filloi t’i bërtiste dhe ta fyente. Aty ka filluar konflikti që përfundoi me shkrepjen e armës, pasi i ati i tregoi që 75 milionë lekët e kursyera i ka gruaja me të cilën dyshohet se kishte një marrëdhënie intime, thuhet në dosjen e siguruar nga Top Channel.

    Sipas Esmeraldit, pistoletën e ka nxjerrë Enveri, por gjatë përleshjes arma është shkrepur dhe plumbi ka qëlluar babanë. Pas kësaj, ai tregon se e ka qëlluar edhe njëherë tjetër Enverin, duke e lënë pa shenja jete.

    Esmeraldi pasi kreu vrasjen, me ndihmën e bashkëpunëtorit të tij, Edison Brahaj, ka hedhur trupin e të atit në një pus në fshat.

    Më datë 13.08.2024, në mëngjes janë nisur të dy nga shtëpia, babë e bir për në Durrës, për të sjellë qumështin. Ishte ora rreth 08.00. Gjatë rrugës i thotë babai që do të shkojmë nga delet, dhe kur kane arritur afër stallave ka parë delet që ishin në arë, ai ka filluar ta fyejë për faktin që tek kopja e deleve nuk kishte bari dhe delet ishin vetëm.

    Pasi kanë zbritur nga makina dhe siç ishte i acaruar pas fyerjeve që vazhdonte t’i bënte babai e ka pyetur nëse e kishte parë kasafortën. I ka thënë që nuk e ka parë a është kasaforta tek dhoma. Babai i thotë që kasafortën e ka marrë nga aty dhe e ka hapur tek Lida, (dyshohet se kishte lidhje jashtëmartesore me Enverin) i ka marrë lekët dhe ta ka lënë të kodra.

    Pasi u trondit për këtë fakt, u acarua duke i thënë se “çfarë kishte bërë kështu”, duke ju afruar ka parë që babi ka nxjerrë nga brezi një pistoletë dhe e mbajti në dorë duke e mbushur. Sipas Esmeraldit më pas ai ka mundur t’i kapë dorën dhe ja ka kthyer pas e në këto momente pistoleta është shkrepur dhe babai ka rënë në tokë.

    Pasi ja mori armën, i tronditur e ngaqë nuk dinte se çfarë të bënte, thotë ai, e ka qëlluar dhe një herë tjetër me sa kujton. Babai ra në tokë dhe nuk kishte më shenja jete. Më pas e ka hedhur pistoletën dhe ka marrë kufomën e babait dhe e ka vendosur në furgonin Ford mbrapa dhe ka lëvizur me të rreth një kilometër, ku gjatë lëvizjes i shkoi mendja ta fshehë kufomën tek një pus që ndodhet tek ara e stallat e një bashkëfshatari, ndërsa tregon se për gëzhojat nuk i ka shkuar mendja dhe deklaron se nuk i ka lëvizur. Pas kësaj ka vijuar aktivitetin e tij i stresuar dhe i trembur.

    Ai ka deklaruar se më pas ka menduar të bëj kallëzim për humbje dhe ka bërë kallëzimin e po ashtu i ka dërguar dhe një mesazh vëllait nga telefoni i tij për ta bërë të besueshme versionin e humbjes së babait.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark