Me gjymtyrë të këputura duke kërkuar ndihmë, dalin pamjet e fundit të 27 vjeçarit që iu bë atentat në Shqipëri – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Me gjymtyrë të këputura duke kërkuar ndihmë, dalin pamjet e fundit të 27 vjeçarit që iu bë atentat në Shqipëri

    Insajderi
    11 June 2022 - 16:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    27-vjecari Aleksandër Sadikaj humbi jetën mesditën e kësaj të shtunë si pasojë e një atentati mafioz, në autostradën Sauk TEG.

    Persona ende të paidentifikuar, kishin vendosur një sasi lënde plasëse, në pjesën e përparme të makinës me të cilën i riu po udhëtonte i vetëm. Dyshohet se shpërthimi të jetë telekomanduar në distancë, ndërsa si pasojë e plagëve, 27-vjecari Sadikaj, humbi jetën, në spital.

    Top Channel, ka publikuar vetëm pak çaste pasi ndodhi shpërthimi i tritolit në makinë. I tëri mjeti është përfshirë nga flakët, ndërsa shtëllunga tymi të zinj, mbuluan zonën.

    27-vjecari është nxjerrë i gjallë nga makina, dhe ndihma e parë i është dhënë nga kalimtarë të rastit. Si pasojë e shpërthimit të fortë në makinë, të riut iu këputën gjymtyrët.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark