“Më goditi në pjesën e pasme të kokës, më shkaktojë marramendje”, kështu thotë asamblisti i LVV-së Ragip Fetahu se u rrahë nga kolegu i partisë, Artrit Mulliqi sot në afërsi të objektit të komunës, shkruan Insajderi.
Fetahu thotë se rrahja ka ndodhur pas një pauze të shkurt të Kuvendit, ku ky i fundit kishte dal për të marrë kafe e ujë.
Ai thotë se Mulliqi e ka sharë e ofenduar atë.
“Duke u kthyer për në Komunë, z. Mulliqi më vjen nga pas dhe më drejtohet kështu; ku je ti që sponsoron lajme të rrejshme për mua. Unë i drejtohem; ti ke kërku votë për shef të Asamblistëve, secili e ka punën e tij, mos mu drejto mua kështu. Pas këtyre fjalëve z. Mulliqi më kap në këmishe dhe duke më fyer e ofenduar, e duke më sharë me nënë e familje”, ka shkruar Fetahu derisa thotë se kishte tentuar ta ndalonte.
Ai ka thënë se për këtë ekzistojnë edhe kamerat e sigurisë.
Reagim i plotë pa ndërhyrje:
Të dashur qytetarë,
Sot në oborrin e Komunës jam sulmuar fizikisht në Kolegu im z. Artrit Mulliqi.
Pas pauzës së shkurt të Kuvendit dola për të marë një kafe dhe ujë në një Kafene pranë Kuvendit.
Duke u kthyer për në Komunë, z. Mulliqi më vjen nga pas dhe më drejtohet kështu; ku je ti që sponsoron lajme të rrejshme për mua. Unë i drejtohem; ti ke kërku votë për shef të Asambleistëve, secili e ka punën e tij, mos mu drejto mua kështu. Pas këtyre fjalëve z. Mulliqi më kap në këmishe dhe duke më fyer e ofenduar, e duke më sharë me nënë e familje. Kam tentuar disa herë ta largojë me duar por nuk munda. Kam lëvizur me duar pa ndërprerë. Por, ai nuk më lëshonte. Kanë ndërhyrë disa persona për ta larguar dhe në tentim e sipër më godet në pjesën e pasme të kokës duke më shkaktuar dhembje ekstreme të kokës dhe marramendje.
(Dëshmi janë kamerat e komunës)
Pas kësaj situate, unë jam larguar me shpejtësi nga oborri i komunës, sepse kolegu tërë kohën me shante dhe tentonte të afrohej.
Nuk kam pas asnjëherë probleme me këtë person.
Kjo mund të jetë vijimësi e problemeve të brendshme partiake dhe mund të jetë frustrim i tij për shkak se nuk ka arrit të sigurojë një votë që i ka mungu për t’u bërë shef i grupit.
Ky është inskenim i pastër i formacioneve të brendshme parapolitike të LVV, në raport me mua për shkak të qëndrimeve të mia parimore në interes të qytetarëve të Llapit.
Do të jem përjetë vetëm në interes të tyre, e jo pjesë e grupacioneve dhe formacioneve fetare e parapolitike!
Msc. Ragip Fetahu